Merimanga Europiane e vitit 2012
Merimanga e madhe e shpellave – Meta menardi (Latreille, 1804)
Për merimangën e vitit janë një numër i “për herë të parë”, një familje e re e merimangave (Tetragnathidae – merimanga me nofulla të gjata), një habitat i ri (shpellat) dhe një kafshë e re e përbashkët e vitit (gjithashtu, kafsha e shpellave e vitit). Le ti trajtojmë hap pas hapi duke filluar me një hyrje te shkurtër për merimangën e vitit: Meta menardi (Latreille, 1804) merimanga e madhe e shpellave.
Merimanga e madhe e shpellave është një nga 955 llojet e merimangave me nofulla te gjata e njohur në të gjithë botën. Në Europë ne kemi 29 lloje, prej të cilave 19 gjenden në Europën qendrore.
Merimanga e madhe e shpellave Meta menardi është gjerësisht e përhapur gjeografikisht. Ajo ndodhet në zgavrat nëntokësore gjatë gjithë rajonit Palaearktik, me përjashtim të Japonisë. Në Europën qendrore zakonisht gjendet në vendet mbitokësore, dhe veçanërisht është e zakonshme në zonat karstike të tilla sin ë Francë ose në Alpet Swabian. Merimanga jeton në shpellat nëntokësore, bodrume, puset e minierave dhe brenda gurit. Ajo ecën me një nivel lagështie mesatare mbi 7°C, duke shmangur shpellat me lagështi të madhe ose me ajrim.
Gjatësia e trupit e merimangës së madhe të shpellave Meta menardi është 11 deri në 13 mm te meshkujt dhe 14 deri në 17 mm te femrat.
Ngjyrimi është zakonisht më se i errët me cefalotoraksin të kuq në kafe. Dy njolla të mëdha janë shpesh të dukshme. Këmbët janë kafe me unaza të zeza. Ajo ka mundësi që të ngatërrohet me merimangën e vogël të shpellave Metellina merianae (Scopoli, 1763). Kjo është më e vogël dhe ngjyrimi i saj është më shumë në gri. Megjithatë lloji i dytë ndërton rrjeta të mëdha (me më shumë vija rrezore dhe fije ngjitëse) dhe është kështu në gjendje të shtojë insekte fluturuese të fuqishme te preferencat e tij ushqimore.
Meta bourneti Simon, 1922 është, në kontrast me të, po aq e madhe sa Meta menardi dhe gjithashtu me ngjyrim te njëjtë, por është e njohur vetëm me përhapje të izoluar në Rhineland-Palatinate.
Në vazhdim te këtyre llojeve të spikatura, shpellat nëntokësore kanë edhe shumë lloje të tjera, një numër i të cilave shfaqin përshtatshmëri të dukshme ndaj jetës nëntokësore. Këto merimanga janë, përveç për Meta bourneti (shiko më sipër) zakonisht shumë më të vogla sesa llojet e gjinisë Meta të përmendura më lart dhe ndaj dhe mund të ngatërrohen me to.
Çiftëzimi në këto lloje të merimangave të gjinisë Meta, në përgjithësi ndodh herët në verë. Në vazhdim të kësaj, nga mezi i Korrikut deri në ditët e para të Gushtit, femra ndërton një kokon me diametër 2 deri në 3 cm i cili varet nga një fill. Kokoni përmban rreth 200 deri në 300 vezë, të cilin femra e ruan për dy deri në tre muaj deri në vdekjen e saj. Rreth fundit të Gushtit thesi i vezëve fillon të shpërbëhet dhe merimangat e vogla janë të dukshme ne kokon po aq të vogla sa duken si njolla të vogla të zeza. Merimangat e vogla nuk e braktisin kokonin deri në pranverën e ardhshme. Pasardhësit më pas vazhdojnë rrugën drejt hyrjes së shpellës, ku ata mund të qëndrojnë nga disa ditë deri në disa javë. Disa nga të vegjlit udhëtojnë nga këtu deri në brendësi të sistemit të shpellave, ndërsa pjesa tjetër qëndrojnë në shpellën ku kanë lindur. Në këtë mënyrë popullata edhe shpërndahet, edhe ruhet. Merimanga e madhe e shpellave Meta menardi arrin një moshë nga 2 deri në 3 vite, në ndryshim me shumicën e merimangave tona vendase të cilat jetojnë vetëm për një vit.
Rrjeta 20 deri 30 cm e merimangës së madhe të shpellave mund të interpretohet si një bazë e madhe (p.sh. një rrjetë me një qendër të hapur) dhe shumë rrallë përdoret për të kapur prenë. Meta menardi priret për të kaluar pjesën më të madhe të kohës së saj afër murit të shpellës ku mund të kapë buburreca, brumbuj, shumëkëmbësha, flutura dimëruese dhe flutura nate si dhe disa kafshë të tjera të vogla, madje nganjëherë edhe molusqe. Tipikisht këto janë të varura nga rrjeta me anë të fijeve të vogla. Kjo sjellje gjuetie, pa u mbështetur te rrjeta e cila është përdorur në mënyrë origjinale për të kapur prenë, mund të vërehet si një përshtatje e gjenetikës së sjelljes së këtyre gjallesave kundrejt jetës në shpella.
Merimanga e madhe e shpellave Meta menardi gjithashtu quhet merimanga rrjetë endëse e shpellave, edhe pse nuk i përket familjes endëse të rrjetave, sikurse merimangat e kopshtit, por më tepër i ngjajnë merimangave me nofulla të gjata. Për arsye të përmasave të saj, ajo është një nga kafshët më të njohura të shpellave në zonat me klimë të butë. Këto gjallesa jetojnë përgjatë gjithë vitit përreth shpellave, puseve të minierave dhe bodrumeve të krijuara në brendësi të shkëmbinjve natyrore. Në vijim, kjo lloj merimange është zgjedhur gjithashtu “kafsha e shpellave e vitit 2012”. Merimanga përfaqëson në këtë mënyrë një numër të madh kafshësh të cilat varen nga strehët e mbrojtura të lira e të ftohta të lidhura me minierat. Shoqëria e shpellave Gjermane dhe e kërkuesve të karsteve dëshirojnë të tregojnë, përmes zgjedhjes së kësaj merimange, që ka shumë më tepër për të bërë për studimin e ekosistemeve nëntokësore dhe të kafshëve që ndodhen në këto zona (shiko gjithashtu në www.hoehlentier.de).
Së bashku me zgjedhjen si merimanga e vitit, merimanga e madhe e shpellave Meta menardi gjithashtu ështe përzgjedhur si “Merimanga Europiane e vitit 2012”. Kjo mbështet bashkëpunimin e shkëlqyer midis biologëve të shpellave dhe specialistëve për këto grupe të gjallesave që jetojnë në shpella. Kërkuesit shkencorë të merimangave (araknologët) janë të lidhur me njohuritë dhe ekspertizën e kërkuesve shkencorë të shpellave (speleologët), me qëllim për të mësuar më shumë përreth llojeve që ndodhen në habitatet nëntokësore.
Herën tjetër që do të vizitoni një shpellë, jini vigjilentë! Mbajini sytë hapur!
Merimanga e madhe e shpellave ndodhet diku afër jush!
Christoph Hörweg & Blerina Vrenozi
Contact Albania
Dr. Blerina Vrenozi, Qendra Kërkimore e Florës dhe Faunës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Tirana, Albania, bvrenozi(a)gmail.com