Spider of the year 2020 – AL

Merimanga e Vitit 2020

Merimanga peshkatare – Dolomedes fimbriatus (Clerck, 1757)

 

Merimanga peshkatare, Dolomedes fimbriatus (Clerck, 1757), i pёrket familjes sё merimangave rrjetё ndёrtuese pёr tё vegjlit (Pisauridae). Në mbarë botën, kjo familje ka 356 lloje, nga të cilat shtatё jetojnë në Evropë. Gjinia Dolomedes përfaqësohet nga dy lloje në Evropë: D. fimbriatus dhe D. plantarius (Clerck, 1757). D. fimbriatus është e shpërndarë përgjatë Palearktikut. Në Evropёn Qendrore ajo ndodhet mё sё shumti nё fushat midis kodrave (deri nё 800 m mbi nivelit e detit), por ka rekorde edhe nё 1250 m si për shembull nё Austri. Nё disa zona ky lloj mund tё haset shumё shpesh, por pёr arsye tё shkatёrrimit tё shumё prej habitateve tё saj (kёneta dhe ligatina), ajo haset mё rrallё, megjithёse ajo nuk konsiderohet nё rrezik zhdukjeje. Pёr pasojё tё ndryshimeve klimatike ёshtё e mundshme qё nё tё ardhmen merimanga peshkatare tё vendoset nё kategorinё e llojeve nё rrezik zhdukjeje.

Me një gjatësi trupore prej 15-22 mm tek femrat dhe 10-13 mm tek meshkujt, merimanga peshkatare është një nga merimangat më të mëdha evropiane. Trupi duket veçanërisht robust dhe i fortë. Ngjyra bazё është e verdhë-kafe deri në të zezë-kafe (tek tё vegjlit e gjelbёrt nё ulliri) dhe anët e trupit zakonisht kanë një shirit të zbehtë i cili shtrihet nё pjesёn e poshtme nё tё dyja anёt e trupit përgjatë cefalotoraksit dhe abdomenit. Sidoqoftë, këto nuk janë gjithmonë të pranishme.

Gjuajtja e presë ёshtё shumё interesante tek kjo merimangё, e cila e gjuan prenë e saj si një gjahtare e lirё, pa përdorur një rrjetё. Ata preferojnë të jetojnë në brigjet me ujёra të qetё ose të ngadalshëm, në kёneta, livadhe të lagështa, dhe pyje bregdetare ose pyje të mbytura nё ujё. Këtu, merimanga peshkatare ulet në sipërfaqen e ujit afër bimëve dhe pret pёr insektet (e ujit), larva tё amfibёve dhe peshq të vegjël. Merimanga lëviz me shkathtësi kur gjuan në sipërfaqen e ujit. Ajo e shtrin tё gjithё trupin e saj mbi ujë, por falë shtresave të trasha të qimeve tё trupit, ajo mund të mbështetet në tensionin sipërfaqësor dhe të qëndrojë mbi ujë. Kur është në rrezik, ose kur kap prenё, ajo mund tё zhytet nёn ujё. Gjatë zhytjes formohet një flluskë ajri rreth trupit tё saj, e cila shpёrthen pasi merimanga kthehet në sipërfaqen e ujit duke e lёnё merimangёn tёrёsisht tё thatё.

Çiftëzimi zakonisht ndodh në maj ose qershor, dhe nё pёrgjithёsi nga fundi i qershorit femrat prodhojnё vezёt dhe mё pas formojnё njё kokon me diametёr rreth 1cm (që përmban deri në 1000 vezë). Nё ndryshim nga merimangat ujk, tёcilat pёrdorin spineretat e fundit tё abdomenit, femra e merimangёs peshkatare e mbart kokonin me vezё gjatё gjithё kohёs duke përdorur pjesёt e saj tё gojёs. Pak para çeljes sё tё vegjёlve, femra e var kokonin me anё tё fijeve tё mëndafshta nё vegjetacionin nё afёrsi tё skajit të ujit, dhe e mbron atё. Prodhimi i vezёve mund tё bёhet edhe mё vonё, por me njё numёr mё tё reduktuar tё tyre dhe si rezultat njё kokon mё tё vogёl. Zhvillimi i tё vegjёlve ndodh pas dy vitesh. Zakonisht ata dimёrojnё si subadultё dhe e ndёrrojnё lёkurёn e tyre disa herё deri sa tё arrijnё fazёn adulte nё fillim tё Majit. D. fimbriatus mund të gjendet gjatë gjithë vitit, dhe nё pёrgjithёsi femrat gjenden nga marsi deri nё tetor, ndërsa meshkujt nga maj deri nё gusht.

Nё Evropë ndodhet njё lloj tjetёr, D. plantarius, i ngjashëm nё pamje, madhёsi dhe habitat. Dallimet midis kёtyre dy llojeve janё tё vogla, ku shumica e individёve tё D. plantarius nuk i kanё shiritat e zbehtё, pёrmasat e tyre janё lehtёsisht mё tё mёdha (gjatёsia e trupit tё mashkullit 10-16 mm, femrёs 13-20 mm), si dhe habitati i tyre ёshtё mё shumё ujor pasi kanё njё preferencё pёr liqenet dhe kёnetat mё tё mёdha. D. plantarius ёshtё e lidhur mё shumё me ujin, dhe kёrkon brigje tё hapura e me diell pёr riprodhim. Ky lloj haset kryesisht nga prilli nё gusht, femrat pak mё gjatё deri nё shtator. Nё pёrgjithёsi ky lloj ёshtё mё i rrallё, sidoqoftё, njё identifikim pёrfundimtar ёshtё i mundur vetёm nga ekzaminimi i gjenitaleve.

Pse ёshtё zgjedhur merimanga peshkatare si Merimanga Evropiane e Vitit?

Si njё nga merimangat autoktone mё tё mёdha tё brigjeve tё liqeneve dhe lumenjve ajo ёshtё lehtёsisht e dukshme dhe gjithashtu tregon pёrshtatje tё jashtёzakonshme me kёtё habitat, i cili fatkeqёsisht kёrcёnohet gjithnjё e mё shumё dhe ёshtё nё rrezik. Lloji ёshtё veçanёrisht i rrezikuar nga puna nё ndёrtimin e brigjeve, heqja e shtretёrve tё kallamishteve dhe zambakёve tё ujit, tharja e kёnetave dhe zvogёlimi i madhёsisё sё habitateve tё pёrshtatshme tё ligatinave. Duke zgjedhur merimangën e vitit, jo vetëm që do ti kushtohet vëmendje një grupi pak të njohur të kafshëve, por gjithashtu do t’i referohet edhe njё habitati tё rrezikuar.

Gjithashtu shkenctarët mund të kontribuojnë me të dhëna rreth shpërndarjes aktuale të tij. Në këtë kontekst, mund të shijoni këtë merimangë të vitit 2020 dhe të na ofroni ndihmë me të dhënat e vendndodhjes suaj ose me dokumentime fotografike të këtij lloji. Merimanga Evropiane e Vitit është përzgjedhur nga 83 araknologë nga 26 shtete Evropiane. Kordinimi i votave është realizuar nga Muzeu i Historisë së Natyrës së Vjenës, së bashku me ‘ArachnologischeGesellschaft’ (AraGes) dhe Shoqatën Evropiane të Araknologjisë.

 

Christoph Hörweg & Blerina Vrenozi

 

Kontakt nё Shqipёri

Dr. Blerina Vrenozi, Muzeu i Shkencave tё Natyrёs, Rr. Petro Nini Luarasi, Nd. 76-1, No. 2, 1010 Tiranë, Shqipёri. E-mail: blerina.vrenozi@fshn.edu.al

Posted in Spider_of_the_year_2020