Merimanga Europiane e vitit 2011
Merimanga e zakonshme e labirintheve – Agelena labyrinthica (Clerck, 1757)
Ne vitin 2008 Gjinia Tegenaria u perdor e para si perfaqesuese e merimangave me rrjete gypore (European Spider of the year 2008), dhe nje tjeter perfaqesuese e kesaj familjeje eshte zgjedhur per 2011: merimanga labirinteAgelena labyrinthica).
Merimanga labirinte eshte nje nga 1100 merimangat rrjete gypore (Familja Agelenidae) e gjetur ne te gjithe boten. Ne Europe ndodhen 180 lloje dhe ne Europen Qendrore rreth 30.
je karakter i rendesishem i familjes eshte cifti i dukshem i spineretave posteriore dysegmentore. Ne merimangen labirinte keto jane te tejzgjatura – me segmentin e dyte pothuajse dyfishin e gjatesise se segmentit bazal. Per ekspertet e merimangave prania e te pakten kater fijeve sensore te imeta (te ashtuquajturat trikobotrie) ne pjesen e siperme te segmentit te fundit, ose te tarsusit, te ciftit te pare te kembeve jane nje ndryshim i rendesishem me familjet e tjera. Persa i perket permasave, merimangat rrjet gypore mund te konsiderohen si mesatarisht te gjata: meshkujt ne menyre tipike arrijne 8-12; femrat 10-14 mm gjatesi trupore. Cefalotoraksi eshte i verdhe ne kafe dhe ka dy shirita te gjere gjatesore te cilet ngushtohen shume ne drejtim te anes se perparme. Ngjyra baze e abdomenit eshte gri ne kafe; nje vije gri gjatesore shoqeruar me ciftet e shiritave te bardhe vazhdon pergjate vijes se mesit– duke krijuar nje lloj strukture si “hale peshku”. Kafshet adulte jane gjetur ne menyre tipike ne Korrik dhe Gusht.
Merimanga labirinte jeton ne habitatet me diell e te thata me vegjetacion te ulet dhe shkurre te rralla. Ajo mund te gjendet gjithashtu ne pyje dhe anes rrugeve, si dhe nje lendina te thata. Ne Europen qendrore merimanga labirinte eshte e shperndare gjeresisht dhe ne kete menyre shume e zakonshme.
Merimanga labirinte nderton rrjeta karakteristike, te shtrira tipikisht midis bimeve dhe vegjetacionit te ulet; zakonisht afer tokes dhe shume rralle deri ne lartesine 1 m ne shkurre. Nje siperfaqe e sheshte e rrjetes bashkohet ne forme gypi ne nje strehe gypore. Mbi siperfaqen e rrjetes se merimanges ndodhet nje rrjete tre-dimensional prej filli te imet me qellim ndalimin e prese.
Nese nje insekt qendron ,mbi siperfaqen e rrjetes, merimanga versulet jashte strehes se vet dhe e mposht ose e vret ate me nje pickim. Ajo orientohet drejt vibracioneve te shkaktuara nga preja. Insektet e vogla qe ngecin ne fijet labirinte siper rrjetes, por qe nuk jane ne contact me siperfaqen e rrjetes, gjithashtu mund te lokalizohen nga merimanga. Kjo ndodh me ndihmen e qimeve te trikobotrieve, te cilat gjithashtu funksionojne si nje sistem ndjesor ne distance te gjate. Madje mundet qe edhe insektet qe fluturojne ngadale mund te sulmohen meqenese merimanga ka nje kohe reagimi shume te shpejte (mesatarisht 160 msek). Edhe syte jane gjithashtu shume te rendesishem per te gjetur rrugen e saj perreth rrjetes. Merimanga reagon ndaj objekteve te zbehta ose te erreta qe ndodhen afer saj. Per me teper syte anterior median mund te zbulojne planin e drites se polarizuar te diellit, e cila po ashtu ndihmon ne orientim.
Gjate periudhes se ciftezimit, pikerisht ne mes te Korrikut, mashkulli troket lehte me pedipalpet e tij ne rrjeten e femres me qellim qe te reklamoje veten si nje mashkull. Nese femra eshte gati per tu kopuluar atehere ajo qendron e qete ne strehen e saj, ku ndodh procesi i vertete i ciftezimit. Rreth nje muaj me vone, heret ose vone ne Gusht, femra krijon nje thes te madh dhe te bardhe me veze. Kokoni i brendshem (dhomat aktuale te vezeve me 50-130 veze) mbahet ne ane me shirita rrezore te shumefishte te mendafshit dhe lidhet ne ane te strofulles ku varet lirshem dhe ne menyre elastike. Muri i thesit te vezeve permban fije te dendura te mendafshit duke qene ne kete menyre i maskuar (psh. me humus gjethesh). Te vegjlit celin ne te njejtin vit dhe dimerojne ne strofull; te ushqyer nga e verdha e vezes qe ndodhet ne abdomenin e tyre. Merimangat e reja braktisin mbrojtjen e strofulles ne pranveren e ardhshme.
Pergjate nje shetitje ne fshat ne veren e 2011-es, nuk do te ishte e veshtire te gjendej merimanga labirinte e fshehur ne strehen e rrjetes gypore magjepsese, gati per te mposhtur prene me levizje te shpejta prej eksperteje, nga ku ne do te prisnim se bashku per ta pare ate!
Christoph Hörweg & Blerina Vrenozi